Denoncimet e PD për rrugën Tiranë-Elbasan/ Reagon kompania “Inerte Express”: Nuk kemi bërë asnjë presion ndaj “Aktor”. Po na cenohet imazhi

Sep 6, 2020 | 14:24
SHPËRNDAJE

Pas denoncimeve të Partisë Demokratike për Rrugën Tiranë-Elbasan, kompania “Inerte Express” thotë se nuk është e vërtetë se ka ndihmuar për ndërprerjen e kontratës me firmën “Aktor”, për të cilën Arbitrazhi gjobiti shtetin shqiptar me 44 mln euro.

tuneli

Kompania thekson se duke qenë se aktiviteti i saj është prodhimi i interteve dhe betonit, ajo është kontraktuar nga kompania greke që në periudhën e qeverisë së Partisë Demokratike.

Lidhur me këtë ne jemi besimplotë se nuk kemi kryer asnjë shkelje ligjore për sa kohe ne kemi qene ne rolin e furnitorit me materialet Inerte dhe beton siç çdo subjekt privat tjetër do të bënte”- thuhet në reagim.

Deklarata e plotë nga kompania:

Nisur nga lajmet e publikuara se fundmi nga disa media mbi perfshitjen e shoqerise “Inerte Express” ne punimet e rruges Tirane-Elbasan sqarojme si vijon.

Shoqeria “Inerte Express” shpk eshte nje shoqeri private e krijuar konform legjislacionit dhe ushtron veprimtarine e saj ne fushen e ndertimit perfshire prodhim inertesh si dhe prodhim e shitje betoni si produkt i veprimtarise ne ndertim. Lidhur me lajmet e hedhura ne tregun mediatik se shoqeria qe zoteroj paska marre persiper punimet pas nderprerjes se kontrates me firmen Aktor nuk eshte aspak e vertete dhe kjo deklaruar me pergjegjesi te plote nga ana ime.

Se pari shoqeria qe une zoteroj sic e shpjegova dhe me siper merret me aktivitetet e mesiperme dhe nuk ka qene asnjehere e kontraktuar nga enti perkates per te perfunduar apo per te punuar ne kete kontrate. Si te gjithe shoqerite private ne jemi perzgjedhur nga shoqeria “Aktor” qe ne fillimin e kesaj kontrate per furnizim me inerte dhe beton, kjo ka ndodhur ne kohen kur qeveria drejtohej nga PD (Sali Berisha kryeminister). Me pergjegjesi te plote ligjore deklaroj se asnjehere dhe per asnje pune apo kontrate nuk jemi kontraktuar nga ARRSH-ja jo vetem per kete segment rrugor por per asnje tjeter. Lidhur me kete ne jemi besimplote se nuk kemi kryer asnje shkelje ligjore per sa kohe ne kemi qene ne rolin e furnitorit me materialet Inerte dhe beton sic cdo subjekt privat tjeter do te bente. Per me teper kompani Aktor ka bashkepunuar me shume shoqeri shqiptare per pune te ndryshme gjate kohes se ndertimit te kesaj rruge, Ne si shoqeri nuk do kufizohemi as ndikohemi nga drejtimi politik momental dhe as nga miqesite majtas dhe djathtas ne aktivitetin tone te perditshem. Per shkak te luftes se pamoralshme politike ne nuk mund te jemi objekt sulmi me qellim perbaltje te kundershtarit dhe akuza krejtesisht te hamendesuara si dhe te hartuara ne menyre krejtesisht krimimanle.

Marre shkas se kemi qene  vazhdimisht nen nje sulm mediatik duke cenuar ne menyre te drejtperdrejt aktivitetin e shoqerise sime kerkoj qe nuk do te lejoj asnje sulm apo insinuate te tille dhe per kete do ndermarr te gjithe hapat proceduriale duke kerkuar perballje dhe ti mbrojne keto deklrate ne sallen e gjyqit.

VIDEO/ “Kostot e rrugës Tiranë-Elbasan u rritën me 138 mln euro”- PD reagon pas ‘gjobës’ së majme nga Arbitrazhi: Kë favorizoi kryeministri Rama

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura