Denoncime të tjera për Lule Makashin, qytetarët: Si na ‘përlau’ mijëra USD

May 4, 2016 | 12:05
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që Lule Makashi ka mbetur në masë sigurie “arrest me burg” për mashtrimin e qytetarëve me viza dhe punësim drejt Kanadasë, Anglisë dhe Australisë, një tjetër denoncim ka mbërritur ndaj saj.

Lule Makashi
Lule Makashi

Listës së qytetarëve të mashtruar i është shtuar sot edhe denoncimi i një qytetari nga Devolli, i cili e akuzon atë se i ka marrë paratë për t’i siguruar dokumente drejt Australisë, por e ka mashtruar.

Bëhet fjalë për një 44-vjeçar, me iniciale A.A. Sipas tij, Makashi i kishte premtuar punësim në Australi kundrejt shumave të parave 250 mijë Lekë të reja dhe 3015 Dollarë australianë.

Sipas njw tjetwr denoncimi mbwrritur nw polici, një 52-vjeçar nga qyteti i Gjirokastrës, Farudin SH., thotë se Luli Makashi e ka mashtruar duke i premtuar punësim në Kanada.

Për këtë gjë, tha 52-vjeçari ka paguar edhe 10 mijë Dollarë dhe 180 Euro.

Makashi u prangos në Rinas, sapo zbriti nga avioni nga Kanadaja, pasi policia e kishte shpallur në kërkim së bashku me vajzën e saj, Adeila. Për këtë, gjykata vendosi detyrim paraqitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura