Dënohet terroristi që tronditi Francën në 2015, e frikshme dëshmia e tij: Kisha menduar të hidhja në erë…

Apr 23, 2018 | 10:48
SHPËRNDAJE

I mbijetuari i vetëm nga terroristët e sulmit të Parisit në vitin 2015 është shpallur fajtor për vrasje në tentativë dhe për përfshirjen e tij në një shkëmbim zjarri 2016 me policinë në Bruksel.

Salah Abdeslam u dënua së bashku me të bashkë-akuzuarin Sofien Ayari në një gjykatë në kryeqytetin belg të hënën në mëngjes. Asnjë nga të pandehurit nuk ishin të pranishëm gjatë seancës dëgjimore, ndërsa  prokurorët kanë  kërkuar 20 vjet burg për Abdeslamin.4bf81b54bf964d8cbe7b997c6547e491_18

Pas arrestimit të tij, Abdeslam thuhet se ai u kishte pohuar hetuesve belgë se kishte planifikuar të hidhte në erë veten në Stade de France, por pastaj ndryshoi mendjen.

Abdeslam u ekstradua në Francë në prill 2016 dhe mbetet në paraburgim në periferi të Parisit.

Aljazeera.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura