Dënohet me burg nga gjykata spanjolle, Murinjo pranon dëmin e shkaktuar

Sep 4, 2018 | 14:47
SHPËRNDAJE

Një problem akoma edhe më shumë për trajnerin portugez, Zhose Murinjo. 55-vjeçari që drejton skuadrën e Mançester Junajtidit është shpallur fajtor nga gjykata në Madrid ku thuhet se duhet të kryejë një dënim në burg për një  vit. Murinjo akuzohej se kishte kryer një dëm ekonomik prej 3.3 milionë euro nga fshehja e taksave.

murinjo

Kështu sipas “El Mundo Deportivo” Murinjo ka pranuar dënimin dhe ka arritur marrëveshjen për të paguar 60% të dëmit që ka shkaktuar. Pra Murinjo do të duhet të paguajë 1.98 milionë euro duke e shmangur kështu dënimin me burgim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura