Dënohet me 5 vite burg Vladimir Gjuta, historia e arrestimeve, nga kërcënimi i Saimir Tahirit, me pistoletë te selia e PS e dhunimi i babait të gruas

Apr 7, 2021 | 12:14
SHPËRNDAJE

vladimir-gjuta-1

Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar në shkurt të vitit 2020 pasi kishte një armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste.

Pas arrestimit, Gjuta u akuzua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Vladimir Gjuta është një emër i njohur i botës së krimit, pasi ai akuzohet se disa vite me parë është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ështe nder autoret e vendosje se sasise se tritolit ndaj farmacise se babait të ish-ministrit.

Dhunimi i kushëririt dhe akuzat

Pak ditë pasi Policia e Tiranës e vuri në pranga sërish Vladimir Gjutën, më datë 5 shkurt 2020, gjykata e liron një prej të akuzuarve për vendosjen e një sasie eksplozivi në farmacinë e të atit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai akuzohej së fundmi se kishte dhunuar kushëririn e tij me çekiç.

Mësohet se kushëriri që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.

Sipas burimeve ditën e ngjarjes, kushëriri i Gjutës kishte pësuar thyerje dhëmbësh dhe një sy e kishte të dëmtuar. Burime për “Panorama”, të cilat kanë konfirmuar ngjarjen dhe arrestimin, thanë se dhunimi ka ndodhur te Rruga e Elbasanit në Tiranë, në shtëpinë e Vladimir Gjutës, ku kishte thërritur kushëririn.

Kujtojmë se Gjuta u arrestua në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit. Ai, së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, ishin arrestuar për ngjarjen e ndodhur në farmacinë e babait të ish-ministrit Tahiri.

Gardianët

Por ndërkohë që është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës dhe është vendosur në paraburgimin 313, Gjuta ka dhunuar edhe persona që punojnë në burg. Për këtë shkak, është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që i ka kërkuar Prokurorisë të kërkojë masën e mjekimit të detyrueshëm për Gjutën, pasi nuk përballohet nga stafi.

Dhunimi i babait

Në vitin 2016, 36-vjeçari nga Kukësi është arrestuar sërish sepse ka dhunuar babanë e tij të moshuar dhe bashkëshorten. Nga ana tjetër, veç dhunës në familje, ai akuzohej në atë kohë edhe për shkeljen e vendimit të Gjykatës së Kukësit, që kishte caktuar ndaj tij masën “Arrest shtëpie”. 36-vjeçari ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht babanë e tij 78 vjeç, ndërsa pre e dhunës u tha se ishte edhe bashkëshortja e tij. Ka qenë vetë babai i Gjutës, që ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke telefonuar në sallën operative. Më pas, shërbimet e Komisariatit nr.5 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke kryer arrestimin në Vladimir Gjutës.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.