Dënohet me 20 vite burg ish-presidenti egjiptian Morsi, u akuza për vrasjen e protestuesve

Apr 21, 2015 | 10:42
SHPËRNDAJE

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar ish-presidentin Mohammed Morsi me 20 vjet burg për vrasjen e protestuesve, ndërsa ai ishte ende në pushtet, raporton BBC.

Morsi në qeli

Ky është vendimi i parë me të cilin përballet Morsi që prej rrëzimit të tij.

Z. Morsi u rrëzua nga ushtria në korrik 2013 pas protestave masive në rrugë kundër sundimit të tij.

Që atëherë, autoritetet kanë shpallur të jashtëligjshme partinë e tij Vëllazëria Myslimane dhe kanë arrestuar mijëra mbështetës të tij.

Z. Morsi dhe disa udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane u akuzuan për nxitje të mbështetësve për të vrarë një gazetar dhe protestuesit e opozitës në përleshjet jashtë pallatit presidencial në fund të vitit 2012.

Të hënën, një gjykatë dënoi me vdekje 22 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane, për një sulm ndaj një stacioni policie në Kajro, pjesë e një goditje të vazhdueshme kundër Vëllazërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura