Dënohet ‘banda shqiptare e terrorit’: Vjedhim në Itali se s’na ndodh asgjë

Feb 12, 2016 | 10:24
SHPËRNDAJE

Quajtur “banda e terrorit”, ishin të dyshuar për disa raste vjedhjesh dhe grabitjesh kryesisht në zonat e Veneto, Toscana dhe Marche, edhe pse hetimi përfundoi me akuza për vetëm 14 raste, për shkak të mungesës së provave.

Por kur ranë në pranga, disa prej tyre, të kapardisur, nuk hezituan të thoshin në polici: “Ne vjedhim në Itali, sepse nuk na ndodh asgjë”.

image (10)

Para arrestimit, ka qenë i gjatë dhe i komplikuar kërkimi i policëve të Padova të cilët kërkuan për të arrestuarit në gjysmën e Italisë që nga 14 korriku i vitit 2014, para se të hynin në banesën e një shqiptari student në Itali, që i kishte strehuar ata.

Dje është dhënë vendimi: 4 vjet, 2 muaj, 20 ditë burg dhe 3000 euro gjobë për Juli Markja, 30 vjeçari aktualisht vuan dënimin në Ascoli Piceno;

4 vjet, 6 muaj, 20 ditë burg dhe 3,200 euro gjobë për Adrian Gega, 25 vjeçari i njohur ndryshe me emrin Tiku, i burgosur në burgun e Napolit;

2 vite, 4 muaj burg dhe 800 euro gjobë për Arjan Sula, 24 vjeçar, në burg në Ascoli Piceno.

268030_albanesi

Gjykimi u dha nga gjyqtarja Lara Fortuna sipas procedurës së shkurtuar e cila parashikon zbritje të një të tretës së dënimit.

Banda e shqiptarëve akuzohen për tentativë grabitje raportuar në Padova në banesën e një çifti të ri, në rrethin e Chiesanuova, më 14 Korrik 2014; e për disa raste grabitjesh të vërtetuara me prova ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura