Dënohen tre ushtarë të KFOR-it, vranë një qen dhe disa mace në Veri të Kosovës

Jul 28, 2015 | 16:02
SHPËRNDAJE

Disa ushtarë austriakë, pjesëtarë të kontingjentit të KFOR-it në Kosovë, janë kthyer në shtëpi, si dënim për vrasjen e qenve dhe maceve në kampin e KFOR-it në Veri të vendit.

Ushtarët austriakë të KFOR-it në Kosovë
Ushtarët austriakë të KFOR-it në Kosovë

Sipas një njoftimi të ushtrisë austriake, një nënoficer dhe dy ushtarë të kampit “Noting Hill”, në Veri të Kosovës, kishin vrarë një qen dhe disa mace. Për këtë është njoftuar edhe një oficer, i cili ka marrë masa në lidhje me këtë.

Ata në fund të javës së kaluar janë kthyer në vendlindje, kanë bërë shkelje të rregullave ushtare, duke vrarë kafshë të lira në natyre. Ndaj ushtarakëve janë marrë një sërë masazh disiplinore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura