Dënohen me burg 2 shqiptarët/ U kapën me kokainë, heroinë dhe 18 mijë euro cash. Policia zbardh skemën, si e kryenin trafikun e drogës babë e bir bashkë me dy francezë

Jan 18, 2022 | 17:39
SHPËRNDAJE

Katër persona të përfshirë në trafikun e heroinës dhe kokainës, trafik që kishte lulëzuar në zonat franceze të Clermont-Ferrand dhe Cébazat, që nga fillimi i vitit 2020 deri në dhjetorin e vitit kaluar, janë lënë në burg nga gjykata franceze.2000005916349

Të katërt personat e përfshirë, dy prej tyre shokë fëmijërie, 23 dhe 32 vjeç që i bashkonte varësia ndaj lëndëve narkotike dhe dy të tjerët, një shqiptar dhe djali i tij, përkatësisht 53 dhe 30 vjeç janë vendosur në pranga nga policia franceze. Atyre iu sekuestruan heroinë, kokainë dhe 18 mijë euro cash.

Gjithçka nisi, ashtu siç ndodh shpesh në trafikun e drogës, kur në polici kishte mbërritur një informacion se një grup kryente trafik droge prej disa muajsh, kryesisht heroinë dhe kokainë në afërsi të një bujtine ku çmimi i drogës varionte nga 40 apo 60 euro për gram, shkruajnë mediat franceze. 

Trafikantët e realizonin shitjen e drogës përmes mesazheve të koduara që dërgonin në telefonin e njëri-tjetrit. Policia nisi menjëherë përgjimet telefonike që zgjatën prej tre javëve dhe që çuan në arrestimin e të katër personave, midis tyre edhe shqiptarët, Atnant Shuaipi dhe djali i tij Hermès.

Ata u kapën gjatë shkëmbimit të drogës, ndërsa në pranga ranë edhe dy miqtë e tyre Quentin Cabello dhe Alexis Kittler.  Policia gjeti në shtëpinë e familjes Shuapi, më shumë se një kilogram heroinë dhe më shumë se 18,000 euro cash.  Prokuroria kërkoi dënimin e  tyre nga tre deri në katër vjet, dy prej të cilave të shoqëruara me një pezullim prove për dy vjet si dhe dëbim nga territori francez.

I ati Atnant Shuaipi u dënua me tre vite, ndërsa i biri me dy vite dhe ndalim të përhershëm në territorin francez për të dy, të cilët  qëndronin ilegalisht në Francë, i pari që nga viti 2017 dhe i dyti që nga viti 2018, pas refuzimit të kërkesave të tyre për azil.

Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e parave dhe dy automjeteve të sekuestruara gjatë kësaj procedure: një BMW X1 që i përkiste Quentin Cabello dhe një Passat që i përiste Shuaipit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura