Dënimi nga Komisioni i Disiplinës, ja cilat ndeshje do t’i luajnë pa tifozë Skënderbeu dhe Partizani

SHPËRNDAJE

Komisioni i Disiplinës bëri publik pak minuta më parë vendimin në lidhje me incidentin e ndodhur në ndeshjen me Skënderbeut dhe Partizanit e vlefshme për javën e parë. Tifozët e të 2-ja skuadrave u futën në fushë dhe pati një përleshje mes tyre, deri në momentin që ndërhyn policia. Gurë, stola të thyer dhe njerëz të lënduar nga ky akt dhune. FSHF e ka nisur me “dorë të hekur” dhe nuk i ka toleruar aspak klubet.

dhuna

Skënderbeu është dënuar të luajë 5 ndeshje në shtëpi pa tifozë, ndërsa Partizani me 4 ndeshjet e radhës pa tifozë. Për fat, tifozeria e Partizanit do të kthehet ne stadium javën e 6-të, pikërisht në derbin me Tiranën. Ndërkohë që Skënderbeut i mbaron dënimi në ndeshjen ndaj Flamurtarit.

5 ndeshjet që Skënderbeu do t’i luajë pa tifozë:

Skënderbeu-Laçi

Skënderbeu-Tirana

Skënderbeu-Kukësi

Skënderbeu-Kamza

Skënderbeu-Kastrioti

4 ndeshjet që Partizani do të luajë pa tifozë:

Kamza-Partizani

Partizani-Kastrioti

Laçi-Partizani

Partizani-Flamurtari

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprak"Më detyronte të udhëtoja me të"/ Përndiqte shoqen e ngushtë të gruas, i arrestuari: Vinte me dëshirë
Artikulli tjetërPrestigjiozja britanike analizë për shkëmbimin e kufijve: A shkakton konflikt mes Kosovës dhe Serbisë?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.