Dënimi me gjobë pas padisë së Ramës, reagon Tabaku: S’kam frikë e as tutem. Gjyqtarja që besoi Kryeministrin, konflikt interesi me PD

Oct 24, 2019 | 14:17
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e PD-se, Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit te sotem te gjykates, qe e denon ate me 300 mije leke gjobe per shpifje, pas padise se bere nga Kryeministri Edi Rama. 

Permes nje shenimi ne faqen e saj ne FB, Tabaku, shkruan se ‘Fatkeqesisht, gjyqtarja zgjodhi të besojë Kryeministrin dhe jo DASH, Komisionin Europian, OKB dhe Transparency International. Më dënoi sepse thashë atë çfarë do shqiptar e di: korrupsioni është aq i madh sa Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon”.

Duke deklaruar se ceshtjen do te ndjeke ne Apel, Tabaku thekson: “S’kam frikë nga padrejtësia por nga e vërteta ndaj i qendroj këtyre deklaratave deri në fund dhe nuk kam asnje terheqje. Nuk tutem nga vendimet e gjyqtarëve që nën presionin e vettingut apo fijeve politike marrin vendime politike si Manjola Bejleri e cila ka dhe një konflikt të pastër interesi me PD. Kjo është një betejë që më bën më të fortë dhe më të bindur në luftën kundër padrejtësive dhe drejtësisë që komandohet nga qeveria”.

Konflikti interesit

 Manjola Bejleri është aktualisht gjyqtare në Shkallën e Parë në Tiranë dhe drejton edhe Shoqatën e Gjyqtarëve.

Sipas demokratëve ajo u rrëzua nga ish-maxhoranca e djathtë në vitin 2011 me pretendimin se është jo e aftë profesionalisht.

Gjatë seancës dëgjimore, por edhe në relacionin përkatës, PD pretendonte se Bejleri ka kundërshtuar ligjin e dosjeve, është në konflikt interesi sepse ka qenë në grupin e punës kur u përzgjodhën kandidatët për gjyqtarë në Presidencë. Po ashtu sipas PD, Bejleri ka pasur rezultate të dobëta në fakultet, me mesatare 7 e me fakultet me korrespondencë, ka marrë 0 vota nga kolegët për të qenë anëtarë e KLD-së.

Për më tej, PD pretendon se Bejleri ka një mesatare tepër të dobët në punë, ku vite të caktuara, më se gjysma e vendimeve të saj janë kthyer nga Apeli.

joridatabakuReagimi i Tabakut 

Në Shqipërinë e sotme kur thua të vërtetën dënohesh për shpifje dhe kur shpif të pavertetat përgëzohesh. I qendroj deri në fund të vërtetës që është e qartë dhe nuk ka vendim politik që mund ta zhbëjë dhe as gjobë ta zhvlerësojë.

Pikat e lojrave të fatit u rritën nga 800 përpara vitit 2013 dhe u bënë 4200. Kam provuar me çdo lloj mënyre se paratë e pista kanë financuar pikat e basteve. Raporte si i DASH dhe Moneyval i kanë parashtruar këto prova qartë dhe pastër për çdo shqiptar. Ashtu siç është provuar qe paratë e pista janë përfshirë në aktivitetin e turizmit dhe ndërtimit. Ashtu si dhe vetë Paditësi ka deklaruar se janë aktivitete kriminale duke pohuar atë për te cilën më akuzon sot.

Kryeministri më akuzoi në gjykatë se unë gënjej kur them dhe shkruaj që qeveria është e korruptuar. Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, progres-raporti i Komisionit Europian, raporti i OKB, raporti i Transparency International thonë qartazi se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes në Shqipëri.

Fatkeqesisht, gjyqtarja zgjodhi të besojë Kryeministrin dhe jo DASH, Komisionin Europian, OKB dhe Transparency International. Më dënoi sepse thashë atë çfarë do shqiptar e di: korrupsioni është aq i madh sa Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon.

S’kam frikë nga padrejtësia por nga e vërteta ndaj i qendroj këtyre deklaratave deri në fund dhe nuk kam asnje terheqje. Nuk tutem nga vendimet e gjyqtarëve që nën presionin e vettingut apo fijeve politike marrin vendime politike si Manjola Bejleri e cila ka dhe një konflikt të pastër interesi me PD. Kjo është një betejë që më bën më të fortë dhe më të bindur në luftën kundër padrejtësive dhe drejtësisë që komandohet nga qeveria.

Për 50 vjet ka pasur shqiptarë që nuk janë stepur nga diktatura komuniste, në to ka qenë dhe familja ime. Nga ato kam mësuar të respektoj të vërtetën dhe jo frikën. Ndaj vështirë të më stepin sot ata që frikën e mbulojmë me këto skema, siç s’kanë mundur dot të stepin askënd në 20 vite vjedhje dhe abuzime.

Beteja vazhdon ne Gjykaten e Apelit! As une, askush nga Partia Demokratike nuk terhiqet nga beteja per te thene te verteten.

E vërteta triumfon përherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura