“Dënimi krimeve ndaj njerëzimit të bëhet pa ekuivok”- Genc Pollo kujton genocidin në Srebrenicë: Para 25 vitesh forcat serbe …

Jul 11, 2020 | 10:40
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-se dhe ish-ministri demokrat, Genc Pollo ka kujtuar 25 vjetorin e genocidit në Srebrenicë të forcave serbe ndaj boshjakëve.

1200px-Genc_Pollo-700x465

Ish-deputeti demokrat tha se dënimi ndaj krimeve kundër njerëzit dhe genocidit duhet të bëhet pa ekuivok.

Ndërsa u shpreh se pranimi i të vërtetës, pendesa e pajtimi ndihmojnë për të kapërcyer dasitë e për të ecur drejt një të ardhmeje më të mirë.

“Para 25 vitesh forcat serbe kryen në Srebrenicë genocid kundër civilëve boshnjakë.

Në përkujtojmë sot të tërë viktimat e luftërave në ish-Jugosllavi dhe sjellim në kujtesë mizoritë e asaj kohe.

Dënimi i genocidit, krimeve kundër njerëzimit e krimeve të luftës bëhet pa ekuivok.

Pranimi i të vërtetës, pendesa e pajtimi ndihmon për të kapërcyer dasitë e për të ecur drejt një të ardhmeje më të mire,”– shkroi Genc Pollo në një postim në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura