Dënimi i Skënderbeut, 260 mijë euro për kampionin mund të “digjen”

Jun 14, 2018 | 20:18
SHPËRNDAJE

Skënderbeu ngeli jashtë Ligës së Kampionëve, pas vendimit të KAS-it për lënien në fuqi të dënimit të UEFË-s për këtë sezon, ndërsa korçarët do të vazhdojnë gjyqin me KAS-in, për fitimin e pavarësisë.

Skenderbeu55

Dënimi i Skënderbeut ka hapur një precedent që në këtë moment askush nuk i jep dot përgjigje. Në këto kushte, në Ligën e Kampioneve do të marrë pjesë Kukësi, i cili e mbylli sezonin në vendin e dytë. Kësisoj, me Skënderbeun jashtë Europës, praktikisht shpërblimi që UEFA jep për klubet kampione bëhet “nul” në rastin e korçarëve, sepse sipas rregullores 260 mijë euro jepen vetëm për ato ekipe që marrin pjesë dhe që nuk shkojnë dot deri në fazën e grupeve. Çfarë do të ndodhë këtë edicion me Kukësin në Champions? A do të shpërblejë UEFA klubin e vendit të dytë, duke njohur atë si kampione apo do të veprojë si dy vite më parë? Këto janë dilemat e mëdha, për më tepër që në vitin 2016, vetë UEFA konfirmoi se 260 mijë euro u “dogjën” për kampionatin shqiptar.

Në atë edicion ishte Partizani që zuri vendin e Skënderbeut, por në fund rezultoi që bonusin nuk e morën as të kuqtë dhe normalisht as korçarët që mbetën jashtë Europës. Nisur nga buxhetet që kanë klubet shqiptare, duket si një fatkeqësi fakti që mund të digjet kjo shumë e majme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura