Dënimi i Saimir Tahirit, reagon Rudina Hajdari: Zhgënjeu një popull të tërë. Tregoi se…

Sep 20, 2019 | 16:01
SHPËRNDAJE

 

taulant balla+ rudina hajdariKryetarja e Grupit të Demokratëve në Parlament, Rudina Hajdari e ka quajtur vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për rastin e Saimir Tahirit, si zhgënjyes për të tërë popullin.

Sipas Hajdarit, Gjykata dështoi të bënte historinë dhe dha një dënim të papërfillshëm.

Ndërkohë që sipas saj, drejtësia tregoi që është ende në presionin e politikës.

“Ndërkohë që gjykata dështoi të bënte histori me një dënim të papërfillshëm, drejtësia tregoi se është ende nën presionin e politikës.

Duket si një hap i sforcuar për gjykatën me vendimin “shërbim prove” për një zyrtar të lartë, por që në të vërtetë zhgënjeu një popull të tërë”, shkruan Hajdari.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura