Dënimi i Mlladiç reagon presidenti Vuçiç: Të shohin të ardhmen

Nov 22, 2017 | 23:25
SHPËRNDAJE

Pas vendimit për dënim e Ratko Mlladiç, ka reaguar Aleksandar Vuçiç duke thënë se të gjithë e kanë ditur epilogun e këtij gjykimi. Vuçiç ka kërkuar nga serbët të shikojnë drejtë së ardhmes, dhe jo të kthehen pas në kohë. Ai tha se Serbia respektoi viktimat e të gjitha kombeve të tjera, por se “lotët serbë nuk kanë prindër”.

AppleMark
AppleMark

“U bëj thirrje qytetarëve të Serbisë të fillojnë të shohin të ardhmen, të mendojnë se si do të ruajmë paqen dhe stabilitetin e rajoni dhe të mos mbërthehemi në lotët e së kaluarës, por nga djersa e luftërave të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, tha Vuçiç.

Ai tha se Serbia respektoi viktimat e të gjitha kombeve të tjera, por se “lotët serbë nuk kanë prindër”. Vuçiç tha se të gjithë duhet të punojnë për paqen në rajon që “tmerret e luftës kurrë të mos na ndodhin dhe përsëriten”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura