“Dënimi i Metës dhe i Berishës, kusht për integrimin e Shqipërisë në BE”

Apr 27, 2016 | 11:35
SHPËRNDAJE

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ditën e sotme me një status në “Facebook” për zhvillimet politike në vend.

Spartak NgjelaNgjela ka ndjekur ditën e djeshme intervistën e ish-kryeministrit Berisha me gazetaren Eni Vasili. Sipas tij, Berisha është trembur dhe u tërhoq nga deklaratat për armatosje të popullsisë.

Ngjela thotë se Berisha është trembur, pasi e pret burgu. “Pse u trembe Sali për armet: ti the “nuk do gjeni vrimë ku të futi”?

Madje na e the kërcënimin dhe me nëndialekt “ftuti” dhe jo “futeni”. Pse, kaq shpejt tremben “tribunët e popullit”? U kap tani; prandaj eshte trembur Saliu.

Është në hallin e falimentit vetjak.  Qendroji Sali asaj që the; se burgu për burra është; pa lere ligjin amerikan, se është avokati.

Fakti që trembesh, ke shumë mëkate…prandaj kërkove edhe armët”, shkruan Ngjela për intervistën e djeshme të Berishës.

Gjithashtu, ai ka komentuar se kreu i Kuvendit, Ilir Meta është gjithashtu i trembur, pasi me reformën në drejtësi, sipas tij do të humbasë Kodrën e Diellit, 100 hektarë tokë në Borsh dhe kampin e Punëtorëve në Sarandë.

“Kot e ke Meta, je kusht per futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk e ka Rama në dorë, se qeveria e tij është në Embargo perëndimore për kushtin Berisha-Meta, dhe nuk ka para, po vdes se nuk po realizon dot kushtin.

Nuk do të kete as rroga për të paguar. Nuk shkon do te Berisha ti Meta, se jeni Kusht te dy, nuk e tremb dot më Ramën me këtë loje. Je në rrugën drejt kryqezimit, me gjithe “tribunin e popullit, Sali, që ka vjedhë popullin”, shkruan ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura