Dënimi i Mançester Sitit gëzon kreun e ligës spanjolle: Kanë kryer doping financiar, të ndëshkohet edhe…

Feb 14, 2020 | 23:45
SHPËRNDAJE

Presidenti i Ligës së Futbollit Spanjoll Havier Tebas mirëpriti përjashtimin e Mançester Sitit për 2 vite nga aktivitetet e futbollit europian për shkelje të rregullave të konkurencës financiare në futboll.

15577489040282
Tebas e akuzon klubin anglez se ka kryer “doping financiar në futboll” duke fituar të gjitha trofetë e futbollit në Angli sezonin e kaluar. Ai ruan të njëjtat tone të ashpra edhe ndaj PSG-së për konkurencë të pandershme në futboll duke shpenzuar shifra marramendëse në futbollin francez dhe europian.

“Më në fund UEFA po merr vendimet e duhura. Zbatimi i Kodit të Konkurencës së Pastër Financiare dhe ndëshkimi i dopingut financiar janë thelbësore për të ardhmen e futbollit. Kemi bërë thirrje prej kohësh që të merren masa ndaj Mançester Sitit dhe PSG-së. Më mirë vonë se kurrë”, shkruan në “Twitter” kreu i Ligës Spanjolle të Futbollit.

man-city

Përveç përjashtimit nga aktivitetet futbollistike të kontinentit për dy sezonet e ardhshme, Mançester Siti është gjobitur dhe me 30 milionë € si rrezikon t’i zbriten pikë në kampionatin anglez.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura