Gjenocidi në Srebenicë/ Presidenti Meta përshëndet miratimin e Rezolutës: Përgjegjësit të marrin dënimin e merituar

Jul 7, 2021 | 20:00
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin nga Kuvendi i Kosovës të Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

presidenti Ilir Meta

I bashkohem pikëllimit të thellë për viktimat e pafajshme dhe nderimit të kujtimit të tyre”, shkruan kreu i shtetit në një mesazh në rrjetet sociale.

Vetëm duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe bashkëjetesën etnike e fetare do të konsolidojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të ecim përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian”, mbyll mesazhin e tij Meta.

Deklarata e plotë e Ilir Metës

E përshëndes miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ndodhi 26 vite më parë, në zemër të Europës dhe që kurrsesi nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte.

Duke e përkrahur këtë Rezolutë, i bashkohem pikëllimit të thellë për viktimat e pafajshme dhe nderimit të kujtimit të tyre, dënimit të çdo përpjekje për mohimin e këtij gjenocidi dhe e përqafoj thirrjen për të bërë çdo përpjekje, që përgjegjësit e kësaj masakre të marrin dënimin e merituar nga drejtësia.

Vetëm duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe bashkëjetesën etnike e fetare do të konsolidojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të ecim përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian.

meta 5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura