Dënimi i Arbër Çekajt/ Avokati: Pa asnjë provë, një gjykatë që s’ma lejon edukata sepse këta e meritojnë…

Jun 18, 2021 | 10:05
SHPËRNDAJE

Avokati i Arbër Çekaj, Maks Haxhia ka reaguar ashpër pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që e dënoi klientin e tij.

Gjykatën, avokati e ka quajtur “noter të prokurorisë”, ndërsa u shpreh se është për të ardhur keq që perspektiva e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në procesin penal shkelet me të dyja këmbët”.

Sipas Maks Haxhisë, Arbër Çekaj, i cili do duhet të vuajë dënimin e 14 viteve burg, është gjykuar pa asnjë provë.

“Me një gjykatë që s’ma lejon edukata sepse këta e meritojnë cdo lloj etiketimi që mund t’u japësh. Një gjykatë që dënoi një njeri pa asnjë provë”, u shpreh ai.

Madje Haxhia tha se gjykata nuk kishte pranuar as mbojtjen e të pandeurit për kunluzionet përfundimtare.

“Nuk mori në konsideratë e nuk i dha të drejën të mbrohej në konkluzionet përfundimtare, jo nuk e la që të fliste”, tha Maks Haxhia.

LEXO EDHE

Kokaina rekord mes bananeve, Apeli i GJKKO shpall vendimin. Ja sa vite burg u dhanë për Arbër Çekajn dhe dy të akuzuarit e tjerë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura