Denaj: Përballuam dy kriza, punësimi po i rikthehet normalitetit

| 21:46
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar treguesit fiskalë për shpenzimet publike dhe të ardhurat të publikuara sot nga vetë institucioni i saj.

denaj-768x432

Denaj thotë se priteshin tregues negativë, por shifrat janë më pak se skenari më i keq që ishte parashikuar.

Për gjithë vitin 2020 Denaj thotë se parashikohet një rënie ekonomike me 4.5-4.7%, shumë më pak se skenarët e tjera edhe të organizatave ndërkombëtare.

Ajo konfirmon se me 3-mujorin e tre të të 2020 Shqipëria ka hyrë në kthesë dhe në vazhdim priten tregues pozitivë për ekonominë.

Denaj: Ne kemi përballuar një vit në financat publikë më mirë sesa vetë ne kishim menduar në fillimin e pandemisë. Së pari në raportin me uljen e të ardhurave, me një uljë të ardhurash në -7% me një skenar që shkonte deri në -15% në skenarin më negativ që kishte parashikuar Ministria e Financave me një rritje të shpenzimeve sepse u futën shpenzimet e projektit të rindërtimit dhe me një borxh të rritur por jo në parametrat që ishin parashikuar në aktet më të fundit normative.

Nëse flasim me përqindje, ne flasim për një parashikim të vitit 2020 në raport të treguesit deficit dhe borxh respektivisht në -8.3% dhe 80%. Sot me fiskalen kemi një deficit në -7% krahasuar me -8.3% që kishim menduar dhe një tregues borxhi 77.9% krahasuar me 80% që ishte parashikuar në fillim.

Ne përballuam dy kriza të forta dhe ia dolëm për të ruajtur një stabilitet të financave publike. Kjo nuk do të thotë që situatat e lidhura me zgjerimin e borxhit janë situate që financat do ti përballonin me kënaqësi por në kushtet me të cilat u përballëm, nga një krizë e mëparshme jo vetëm pandemia por dhe ajo që goditi ekonominë edhe la edhe shumë të pastrehë ku në fokus ishin fondet e rindërtimit sigurisht që zgjerimi i borxhit ishte i pa diskutueshëm. Në fund të vitit vlen të themi që shifrat janë më pak sesa ishin parashikuar në skenarin më të keq.

Treguesit e INSTAT nuk janë publikuar dhe të jenë reference për debatin tonë por në tremujorin e tretë kemi momentin e kthesës, -3.47% dhe i gjithë 9 mujori me një tregues diku te 5.5%. Duke marrë parasysh në mënyrën tonë të kalkulimeve që tre mujori i fundit mund të ketë një nivel 0 të recesionit ne parashikojmë një tregues shumë të mirë të rritjes ekonomike negative diku te -4.5%- 4.7% megjithatë ne do ja lëmë këtë INSTAT kur të dalë publikimi. Këto shifra janë shumë më të ulta nga parashikimi që kishim bërë në -6% dhe nuk krahasohen as me skenarin që kishte bërë BERZH deri në -9%.

Përsa i përket papunësisë, në momentin që është mbyllur ekonomia dhe në pikun më të lartë të daljes së personave nga tregu i punës ne regjistrojmë muajin prill i cili regjistron diku tek -39 mijë persona që dalin nga tregu i punës por shikojmë një trend kthimi i cili nuk ndodhë në të njejtin sektor apo segment biznesi. Ky është një element që sigurisht biznesi i vogël ka 10 mijë më shumë, biznesi i madh më pak por ne shikojmë që në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor kemi kaluar dhe numrin e të punësuarve që kanë qënë të regjistruar në administratën tatimore sesa edhe para pandemisë, diku tek 689 mijë të punësuar.

Unë nuk mund të them që sot nuk kemi një situatë të vështirë me biznesit por flasim për shifra që janë në statistike dhe absolutisht që kanë kurbën rënëse si në muajin prill por kthimi është fakt. Në muajin korrik ne aprovuam një skemë për nxitjen e punësimit në mënyrë që personat që janë larguar si rezultat i mbylljes së bizneseve apo i vështirësive të bizneseve gjatë covidit të ktheheshin me një subvencion i cili shkon deri në 4 paga minimale për t’u ripunësuar.

Nuk ndodh në të njejtin sektor sepse forcat e punës nuk mund të dalin nga tregu fason dhe të shkojnë në ndërtim por ende mendoj që ka pasur një situatë ku edhe punëdhënësit kanë ruajtur marrëdhëniet me forcat e tyre të punës, me kursimet e tyre por njëkohësisht i ka ndihmuar edhe paga e drejtpërdrejtë për individët në biznesin e vogël edhe garancitë sovrane.

Sado të flitet për garancitë sovrane, si në garancinë e parë sovrane për paga është konsumuar diku ke 5 miliardë lekë ashtu dhe në të dytën e cila është duke u kalkuluar në të gjithë efektivitetin e saj ne kemi arritur në 50% të disbursimeve. Këto nuk mund të jenë të munguara për tu argumentuar si mbështetje për të mos shkuar në nivele më të ulta si ta papunësisë por edhe të varfërisë.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.