Dëmtohet sulmuesi i Partizanit, Bushi bën ndryshime në listën e Kombëtares U-21

Mar 16, 2019 | 15:15
SHPËRNDAJE

Duket se gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë për Rubin Hebajn. Sulmuesi i Partizanit është dëmtuar dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares U-21 në kuadër të takimeve eliminatore përballë Turqisë dhe Andorrës.

hebaj5

Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në vendin e tij, sulmuesin e Laçit, Redon Xhixha. Ditën e djeshme, Bushi bëri publike listën e kombëtares U-21 dhe sqaroi edhe zgjedhjet e tij, por sot planet kanë ndryshuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura