Dëmtohet Mërgim Mavraj, do të mungojë 6 muaj

May 28, 2015 | 10:17
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka pësuar një dëmtim të rëndë, i cili mund ta lërë plot 5 muaj larg fushave të blerta.

Mërgim Mavraj

Ky lajm ka tronditur stolin kuqezi, si edhe trajnerin Xhani De Biazi, i cili me shumë mundësi nuk do ta ketë në dispozicion qendërmbrojtësin për ndeshjet më të rëndësishme eliminatore për Euro 2016.

Mavraj do të mungojë të takimin miqësor të 13 qershorit me Francës, si edhe mund të mungojë edhe në dy ndeshjet e shtatorit që janë përcaktuese për kualifikimin e Shqipërisë, me Danimarkën më 4 shtator dhe me Portugalinë me 7 shtator.

Ndërsa më 8 tetor, Shqipëria pret në Shkodër Serbinë, por nuk dihet nëse Mavraj do të rikthehet deri atëherë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura