Mesfushori i Kombëtares, Odise Roshi u dëmtua ditën e shtunë në sfidën ndaj Rubin Kazanit. Fieraku u hodh në fushë nga trajneri në minutën e 46-të, ndërsa në minutën e 77-të, ai u largua nga fusha për t’i lënë vendin Bekim Balajt.
Dëmtimi në këtë sfidë mësohet të jetë serioz dhe mesfushori me shumë gjasa do të humbasë ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, ato ndaj Izraelit dhe Skocisë më 7 dhe 10 shtator.
Dyshohet se Roshi mund të ketë këputur ligamentin, gjithsesi shkalla e dëmtimit pritet të mësohet ditën e sotme, pas kontrolleve mjekësore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al