Dëmtimi i Hysajt, trajneri Reja merr vendimin e çuditshëm

SHPËRNDAJE

Shqipëria zhvilloi paraditen e sotme stërvitjen e radhës në ditën e dytë të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Turqisë. Trajnerin dhe stafin e tij që kanë programuar një fazë me nga dy seanca stërvitore në ditë, deri të enjten kur skuadra do të niset drejt Stambollit.

Reja

Ka qenë një seancë e fokusuar më tepër te aspekti fizik, për të optimizuar gjendjen në prag të një sfide ku do të duhen shumë energji.

Të gjithë futbollistët kanë qenë në dispozicion të trajnerit Reja, me përjashtim të kapitenit Hysaj, i cili nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një dëmtimi dhe do t’i duhet të qëndrojë 1 muaj jashtë.

Tekniku kuqezi ka surprizuar teksa ka vendosur që për momentin të mos thërrasë asnjë zëvendësues, duke vazhduar me 24 futbollistët e grumbulluar, teksa nuk është preferuar asnjë nga lista e pritjes. Alternativa e mundshme për të zëvendësuar Hysajn, është mbrojtësi i Almerias, Ivan Balliu, i cili nuk është thirrur nga trajneri.

PANORAMASPORT.AL

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.