Dëmtimi i dytë i mbrojtësit të Bylisit, 2 deri në 3 javë larg fushës

Dec 8, 2019 | 9:21
SHPËRNDAJE

Dëmtimi që pësoi ndaj Vllaznisë e mbajti Ditmar Bicajn një muaj jashtë fushe, por mbrojtësi u dëmtua sërish në ndeshjen me Partizanin. I rikthyer dje nga dëmtimi, Bicaj sërish u lëndua dhe tashmë bëhet e ditur se do të rrijë jo pak, por 2-3 javë larg fushave. 

bicaj

Bicaj është një nga pikat e forta të mbrojtjes së Bylisit. Pas daljes së tij, ballshiotët pësuan edhe gol.

“Më vjen mirë që morëm një fitore të merituar, pasi këtë ndeshje e përgatitëm mjaft mirë dhe na duhej kthesa. Bylisi nuk i ka merituar humbjet me Skënderbeun dhe Kukësin nga loja që ka zhvilluar. Dëmtimi më mërziti sepse kisha javë që prisja të luaja. Pësova një lëndim, por shpresoj që të mos jetë i rëndë. Pas ekzaminimeve do ta mësoj më saktësisht. Inshallah kam fat dhe të jem gati në ndeshjen tjetër”, deklaroi Ditmar Bicaj pas ndeshjes së djeshme.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura