Dëmtimi horror, Hysaj humbet Kombëtaren. Ja cili pritet ta zëvendësojë

Oct 7, 2019 | 9:38
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj pësoi një dëmtim horror mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Torinos, teksa nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Edi Reja për 2 sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë.

Hysaj555

Shkodrani ka pësuar një thyerje të pjesshme të kockës në kraharor, teksa i duhet të qëndrojë për disa ditë jashtë fushave të blerta.

Pas dëmtimit të Hysajt, Reja duhet t’i bëjë llogaritë pa kapitenin, teksa tekniku italian pritet që të grumbullojë mbrojtësin e Almerias, Ivan Balliu. Në 10 ndeshjet e para në Ligën e Dytë spanjolle, shqiptari është aktivizuar 2 herë si titullar, dhe 2 herë është futur nga stoli.

ivan balliu shqiperi turqi

27-vjeçari qëndron në listën e pritjes, teksa është alternativa e vetme në krahun e djathtë të mbrojtjes për të zëvendësuar shkodranin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura