Dëmtimet në tru që u japin njerëzve aftësi të reja

Jan 1, 2020 | 15:08
SHPËRNDAJE

Çfarë është sindroma e fituar?

demtime ne tru

Sindromi i fituar ndodh kur truri i përgjigjet traumës. Sindromi i referohet aftësive të reja që shfaqen tek një person më parë “normal”, sipas neuropsikologesMara Klemich, që ka studiuar lëndimet traumatike të trurit.

Këto aftësi të reja pasojnë dëmtimin e trurit, goditjen në tru apo incidente të tjera të sistemit nervor qendror, madje edhe demetian.

Edhe pse ndodh rrallë, Klemich vuri re tek dy pacientë që zhvilluan aftësi ekstra, si vizatimi dhe piktura, pas aksidentit.

Aftësi të tjera të fituese përfshijnë llogaritjet e ditëve kalendarike, matematikën, artin dhe muzikën, tha Klemich.

Neuropsikologia tha se në shumicën e rasteve personat që marrin dëmtime në tru shprehin aftësi specifike vetëm në njërën nga ato fusha. Edhe kjo është mbresëlënëse sipas saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura