“Dëmtimet e mureve paraqesin rreziqe”, Basha në Durrës: Njerëzit ankohen se nuk është interesuar askush

Dec 6, 2019 | 20:41
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me banorët e lagjes nr.18 në Durrës.

basha13

Në një postim në facebook, Basha shkruan se gjatë bisedave me banorët ka dalë në pah një problematikë. Banorët kanë pranuar se pallati i tyre është shpallur i banueshëm, por ata kanë frikë të jetojnë aty sepse dëmtimet e mureve paraqesin rrezik.

Banorët pretendojnë se pranë tyre nuk ka shkuar askush të interesohet.

Postimi i plotë:

Duhet veprim i shpejtë! Çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët.

Kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti dhe ende nuk ka nisuar puna për rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara që janë të riparueshme. Në lagjen 18 në Durrës disa banorë më treguan se edhe pse pallati i tyre nuk ka dëmtime në strukturë, ata nuk mund të kthehen në banesat e tyre pasi dëmtimet e mureve, paraqesin rrezik për ta.

Njerëzit ankohen se nuk është interesuar askush për nevojat e tyre dhe se ata vazhdojnë të kërkojnë çdo ditë strehë për të kaluar natën. Disa prej tyre thonë se janë përzënë nga çadrat tek stadiumi dhe janë lënë rrugëve me fëmijë të vegjël.

Duhet të nisë puna pa humbur kohë për rikonstruksionin e banesave në mënyrë që banoret ti rikthehen jetës normale. Duhen alokuar fonde pa humbur kohë. Nuk mund të lihen qytetarët në fatin e ndihmave, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë tek 10 oligarkë.

basha16 basha15 basha14 basha12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura