Dëmshpërblimi i Sandër Lleshit pas vendimit të gjykatës, Rama: Paratë i ka çuar për bamirësi që kur…

Nov 8, 2018 | 21:30
SHPËRNDAJE

rama lleshi ministriKryeministri Edi Rama ka folur në mbrëmje edhe për mosdekretimin e Sandër Lleshit nga Presidenti, Ilir Meta dhe faktin se ky i fundit kishte ende granden e “Gjeneralit”.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Kryeministria ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shpjegim nga Presidenti për mos dekretimin e Lleshit dhe nëse ka ndikuar përplasja që ka patur me ish-presidentin Bujar Nishani.

Rama ka thënë se Sandër Lleshi ka fituar në gjykatë të drejtën për t’u kthtyer në detyrë, por ish presidenti nuk e zbatuar këtë vendim.

Sipas Ramës, zv.ministri i Brendshme ka marrë dëmshpërblimin nga gjykata, por këto para kanë shkuar për bamirësi, që në momentin, që Sandër Lleshi ka filluar punë në Kryeministri.

“Nuk më ka thënë asgjë të tillë Presidenti. Lleshi ka një shkarkim nga Presidenti, që është konsideruar i paligjshëm nga gjykata. Rikthimi në detyrë i një Gjenerali i bën Presidenti, dhe presidenti i i gjashtë, nuk e ka zbatuar.

Dhe Gjenerali ka marrë dëmshpërblimin dhe para ato i ka dhënë për bamirësi që kur është lidhur me rrogë nga unë”, ka thënë Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura