“Dëmshpërblime qesharake”, protestat kundër shembjes së banesave: Kryeministri po na përzë, si grekët çamët! (VIDEO)

Nov 4, 2018 | 11:08
SHPËRNDAJE

Banorë të zonës së Unazës së Re në kryeqytet kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e kësaj të diele, për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre.

Në shenjë proteste, banorët janë ulur në dy akset e rrygës kryesore, duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve.

Untitled

Për mediat, një banore tha se duan fillimisht dëmshpërblimin për prishjen e banesave për ndërtimin e një segmenti rrugor në zonën e Unazës së Re, e më pas të dalin nga shtëpitë.

“Më kanë kërcënuar”, u shpreh për mikrofonin e News24, një nga protestuesit. “Më ka shoqëruar policia për mos me dalë në protestë. A është e ligjshme kjo: Jo. Po kjo që më bën kjo bandë që më jep 15 ditë ultimatum, ca është”, ka vijuar i indinjuar banori.

Një banore e zonës kërkoi takim me Kryeministrin Rama.

“Ato kanë hall të ndërtojmë pallate. Rama kur erdhi në pushtet th: keni legalizim falas. Ne se donin falas… Të na japin paratë, jo të dalim në rrugë, kjo është prishje selektive. Ne s’jemi budallenj, jemi më fëmijë të vegjël. Të vi Edi Rama, ose të vemi ne ta takojmë”, tha ajo.

22

Një banor tha është devijuar nga projekti fillestar dhe prishjet e banesave po bëhen selektive. “Ne jemi te vdekur”, u shpreh ai.

Një tjetër protestues, tha se dëmshpërblimet që jepen për banesat e tyre janë qesharake. Ai u shpreh, se me aktin e shembjes së banesave të tyre, Kryeministri po i përzë nga Shqipëria siç bënë grekët me çamët.

“Të behet projekti, nuk e kundërshtojnë rrugën se nuk jemi engjëj ne, por bëje projektin siç është për ta bërë. Siç është rruga. Urdhëro siç është andej matanë, po të filmoni ju është rruga, kalojnë pallatet distancë, na lër dhe na le dhe ne kohe të diskutojmë me firmën e ndërtimit, sepse na kanë ardhur për të bërë pallate këtu. Ca po bëhet? Prishje selektive. 30 metra, thotë ai. 30 metra vjen nga Lana, do vazhdoj dhe Lana, do vijë 40 metra. Se andej ka oligarkët e qeverisë që e kanë rrethuar vendin me llamarina dhe andej është toka boshe. Këtej është toka me banorë, po banorët i shtypin ne, thotë ai, atij s’kemi ca i bëjmë se na jep lekë. E kupton? Ne jemi djem të rinj siç na shikon dhe duam të jetojmë këtu nuk duam të marrim rrugëve të azilit të Azilit, sa në Francë, në Angli, Gjermani, siç do kryeministri. OK, dakort, po e bëjnë siç e bënë me çamët grekët, që i përzunë nga po neve po na përzë kryeministri jonë. Ne do ikim vetë. Ndërsa çmatët i përzuri Greqia. Ne po na përzë ai, do marrim do marrim valixhet do ikim me kalamaj. Ça përgjigje do i japi fëmijës ai? Ku do ta çojë? Për 15 ditë i ka lënë afat”, tha një tjetër banor.

Jep një dëmshpërblim qesharak, shtoi ai

***

03/11/2018

FOTOT/ Banorët protestë kundër shembjes së banesave, reagon ARRSH: Po bëhet …

Dhjetëra banore ne Tirane jane mbledhur sot ne proteste kunder vendimit per shembjen e banesave dhe ndertesave te tyre, qe preken nga ndërtimi i një segmenti rrugor në zonën e Unazës së Re.

proteste

Ata jane mbledhur bashke per te protestuar, nderkohe qe mesohet se ishin te lajmeruar 3 dite me pare per nje vendim te tille. Por e quajne nje vendim te tille te padrejte.

Per pak kohe, grumbullimi i tyre ka shkaktuar probleme me qarkullimin ne afersi te mbikalimit te ri ne kryeqytet. Pas protestes vjen edhe reagimi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, qe sqaron se nderhyrja behet ne kuader te zbatimit te projektit te Unazes se Madhe te Tiranes.

“Behej fjale per rikualifikimin nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja perfshire dhe zgjidhjen e kesaj nyje te trafikut”- thuhet ne njoftim.

Reagimi i Autoriteti Rrugor Shqiptar 

Siç media dhe opinioni publik eshte ne dijeni, tanime eshte ne fazen e zbatimit projekti i Unazes se Madhe te Tiranes, rikualifikimi nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja perfshire dhe zgjidhjen e kesaj nyje te trafikut.

Projekti eshte zyrtar dhe publik. Me zhvillimin e gares e cila gjithashtu ka qene publike, jane percaktuar firmat fituese qe do zbatojne projektin.

Ne perputhje me percaktimet ligjore e nenligjore po veprohet ne territor nga organet perkatese te perfshira ne proces si kordinim mes ARRSH, IKMT, Aluiznit, Bashkise Tirane. Diten e hene do kete komunikim me median per detaje te metejshme te projektit. proteste1 proteste2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura