“Demokracinë s’e japim me koncesion”- Tubimi për “Dialogun me Shqipërinë”, Presidenca jep detaje: Të vendosur deri në fund. Tani vetëm referendum

Nov 24, 2019 | 16:04
SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka sqaruar detaje rreth tubimit të 8 Dhjetorit, që pritet të mbajë Kreu i Shtetit.

Me një shënim në facebook, Blushi shkruan se nisja e dialogut të Presidentit Meta me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutës.

Dialogun e Presidentit Meta me shqiptarët nuk mund ta ndalë askush, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet”, shkruan mes të tjerash Blushi.

tedi-blushi

Postimi i plotë:

Të dashur kolegë gazetarë,

Interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z ILIR META, në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, ju sqaroj se:

Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!

Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.

JEMI TË VENDOSUR DERI NË FUND: DEMOKRACINË NUK E JAPIM ME KONCENSION!

TANI VETËM DEMOKRACI DIREKTE!

TANI VETËM REFERENDUM!

SHQIPËRIA E PARA!

SHQIPTARËT MBI ÇDO GJË!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura