“Demokracia me makijazh është më e rrezikshmja”, ish-presidenti: Merr figurën më të rëndësishme botërore, sille në Shqipëri që të kandidojë dhe do të përfundojë si Alibeaj

Mar 30, 2023 | 20:47
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, është shprehur se në Shqipëri njerëzit besojnë se janë në demokraci, kur sipas tij në të vërtetë janë në diktaturë.

bamirtopi

Komentet Topi i bëri gjatë një interviste në News 24, ku tha se demokracia me makjazh, njësoj siç është sipas tij në Shqipëri, është më e rrezikshmja.

Ai shtoi se nëse sjell një figurë të rëndësishme botërore që të garojë në zgjedhjet që mbahen në Shqipëri, do të përfundojë se Enkelejd Alibeaj.

“Edhe kur ishte Ramiz Alia, kishte një sens të modernizimit, sepse e dinte se çfarë e priste nëse nuk do të pranonte reformimin e jetës politike. Këta i kanë dhënë vetes pushtet të pakufizuar. Ramiz Alia ishte për kohën e tij dhe askush nuk kishte shpresë se do të sillte demokracinë Ramiz Alia. Këto që ky përmend për Edi Ramën sot, është pikërisht ky njeriu që i kishte dhe ja dorëzoi Edi Ramës. Kur ne diskutojmë për historinë e demokracisë, nuk diskutojmë për veten. Është turp i madh për një politikan duke menduar për veten. I cilëson zgjedhjet e 14 majit që janë zgjedhjet e jetës.

Një politikan karriere di ti ndajë gjërat. Merr figurën më të rëndësishme botërore sot, sille në Shqipëri dhe do të përfundojë si Alibeaj. Më mirë të jesh në diktaturë dhe njerëzit e dinë disensin, sesa të medosh që je në demokraci dhe në të vërtetë je në diktaturë. Demokracia me makjazh është më e rrezikshmja. Njerëzit kanë ardhur nga fshatrat dhe u duket Tirana si Paris. Por ai është shumë larg të kuptuarit të funksionimit të demokracisë. I gjithë ndërtimi i kësaj analize është shumë larg asaj që po ndodh”, u shpreh Topi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura