Demi Lovato i jep fund lidhjes me Max Ehrich pas dy muajsh fejesë, aktori befason me deklaratën: E mora vesh për ndarjen nga mediat

Sep 28, 2020 | 11:54
SHPËRNDAJE

Demi Lovato dhe Max Ehrich dhanë fund marrëdhënies së tyre gjashtë mujore, vetëm 2 muaj pasi aktori iu ul në gjunjë këngëtares duke i kërkuar të martohen së bashku.

Ish-çifti nuk bënë asnjë deklaratë pas ndarjes, derisa u bë publike nga mediat.

Të dy fshinë fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, ndërsa Demi Lovato postoi një imazh ku shfaqet pa unazën e fejesës.

Por Max ka pretenduar se dëgjoi lajmin për ndarjes nga mediat.

“Imagjino të marrësh vesh statusin e marrëdhënies tënde nëpërmjet një tabloidi,”- shkroi aktori.

Por People raporton se në fakt ai e dinte që fejesa e tij me Demi Lovaton kishte marrë fund para se të dilte në media lajmi.

Këto raportime u hodhën poshtë nga Max, i cili reagoi sërish duke shkruar: “Isha në xhirimet e filmit tim të ri, kur kasti më pa duke hapur nga telefoni im një tabloid. Kjo është e vërteta, sesi e mora vesh për përfundimin e kësaj fejesë dhe kam dëshmitarë në sheshin e xhirimeve që panë se çfarë ndodhi dhe më ndihmuan të kthehesha në rol për të vazhduar punën time. Kisha mbështetjen e kastit dhe familjes për të rinisur punën.”

/Panoramaplus.al

          

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura