‘Dëmi 500-700 mln euro se nxjerr vendin nga shinat’, Malaj: Tërmeti më i madh është ai i frikës, në fatkeqësi natyrore bie konsumi

Dec 16, 2019 | 22:54
SHPËRNDAJE

Profesori i Ekonomisë Arben Malaj deklaroi se kur ndodh një fatkeqësi natyrore bie konsumi dhe investimi në vend.

Screenshot_7-3-750x450

I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Malaj theksoi se pas një fatkeqësie natyrore, si rasti i tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin tonë, tërmeti më i madh sipas tij është ai i frikës dhe panikut.

Mes të tjerash ish-ministri i Financave tha se faza tjetër që vjen pas kësaj situate është llogaritja e dëmeve, që sipas tij ata që do e llogarisin duhet të jenë të përgjegjshëm. Malaj pohoi se dëmet që kapin shifrat 500-700 milionë euro janë një goditje në ekonomi, por nuk e nxjerrin vendin nga shinat.

“Tërmeti më i madh është tërmeti i frikës dhe i panikut. Kur ndodh një fatkeqësi natyrore, bie konsumi dhe investimi. Duhet të kemi një strategji se si ta vrasim frikën. Ulja e frikës dhe e kursimit nga frika, natyrshëm në ekonomik do të ketë më shumë para. Të dyfishosh nivelin e investimeve në ekonomi, do të thotë t’i japësh asaj një shtypje të madhe. Është mirë dhe ka përpjekje, por duhet pak më shpejt. Pasi është kthyer një lloj basti (llogaritja e dëmeve). 500-700 është një goditje në ekonomi, por se nxjerr vendin jashtë shinave. Këta që llogarisin dëmet dhe kostot duhet të jenë të përgjegjshëm. Ideja se zgjidhje është konferenca e donatorëve s’jam dakord. Ka dhe një mesazh që ne duhet ta kuptojmë. Ata jashtë i menaxhojnë taksat më mirë sesa ne. Nëse dëmi është 500-700 mln euro, është fazë e menaxhueshme.”, tha Malaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura