Dëmet nga tërmeti, rindërtohet shtëpia e Vaid Memës në Pezë-Helmës

Nov 1, 2019 | 20:30
SHPËRNDAJE

Dhe pak punë ka mbetur dhe Vaid Mema dhe familja e tij do të rikthehen në shtëpinë e tij në Pezë Helmës, të rindërtuar pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 21 shtator të këtij viti.

Nisma e Bashkisë së Tiranës bashkë me kontributin e kompanive private që iu përgjigjën menjëherë thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për solidaritet, bënë që shtëpia të ndërtohet sërish.

Kryetabashkiaku Veliaj ka postuar fotot e shtëpisë së re, ndërsa shkruan: Shtëpinë e Vaid Memës në Pezë Helmës e rrafshoi tërmeti, e rindërtoi solidariteti! Kjo është Tirana jonë: punë, jo llafe!”.

73289099_2534219023530949_3324173183795331072_n 75242091_2409332236052442_5494930404873863168_n 74460277_2551980074870895_5592634412572344320_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura