Dëmet nga tërmeti katastrofik, Presidenti Erdogan paralajmëron 500 njësi banimi në Shqipëri

Nov 29, 2019 | 14:29
SHPËRNDAJE

thumbs_b_c_b4774b6899488910e31be7aa0e596646

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan ka lajmeruar se do te ndertohen 500 njësi banimi ne Shqiperi, ne ndihme te banoreve te prekur nga termeti, shtepite e te cileve jane shpallur te pabanueshme apo jane shembur.

“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, eshte shprehur ai, raporton agjencia e lajmeve Anadollu.

Pas termetit tragjik te 26 nentorit, Erdodan tha se kishte biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama per te mesuar me shume per situaten qe po kalonte Shqiperia pas termetit te tmerrshem.

“Natyrisht qytetet ishin rrënuar seriozisht. Këtu neve na takon diçka, duhet të organizojmë një mbledhje të donatorëve, sepse në lidhje me ndërtesat e rrënuara mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë, gjë e cila është veçanërisht detyrë e Organizatës Islame për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie”, theksoi presidenti turk me 27 nentor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura