Dëmet nga tërmeti/ Inspektohen shkollat në qarkun e Lezhës, mësimi fillon normalisht më 5 dhjetor

Dec 3, 2019 | 12:26
SHPËRNDAJE

Mësimi do të fillojnë normalisht më 5 dhjetor në qarkun e Lezhës. Ky vendim erdhi pas inspektimit të të gjitha shkollave, ku rezultoi se vetëm 3 prej tyre kishin pësuar dëmtime serioze, si pasojë e tërmetit tragjik që goditi vendin.

Për rrjedhojë, mësimi në këto shkolla nuk do të fillojë, ndërsa janë marrë masa për transportimin e nxënësve në shkolla të tjera.

23_big

Po ashtu do të nisin mësimin në Lezhë edhe fëmijët të cilët janë strehuar në hotele në Shëngjin, pas tërmetit të rëndë që shkaterroi shume banesa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura