Dëmet nga tërmeti/ Godina 6 katëshe e Tatimeve të Tiranës, jashtë funksionit. Ja ku zhvendosen punonjësit

Dec 6, 2019 | 14:36
SHPËRNDAJE

Dëmet e shumta që pësoi nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit e bëjnë të pabanueshme edhe godinën 6-katëshe ku operon Drejtoria Rajonale Tatimore në Tiranë.

Me nje njoftim te fundit ne faqen e saj në web, drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ben me dije se punonjesit zhvendosen përballë shkollës “Sabahudin Gabrani” në kryeqytet.

Nderkohe qe të gjithë tatimpaguesit që administrohen nga DRT Tiranë, janë të lutur që për çdo komunikim të dorëzojnë kërkesat e tyre në kutinë postare që ndodhet në ambjentet e kësaj drejtorie, vend ku do të menaxhohen dhe do të ofrohen edhe shërbimet e të gjitha drejtorive të DRT Tiranë.

tatimet tirane

Në vijim të Aktit të Konstatimit të Institutit të Ndërtimit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me Nr.55925 prot, datë 05.12.201 9, i cili mbas vlerësimit të të gjithë godinës 6-katëshe ku operon Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, ka çertifikuar se objekti është i pabanueshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se:

  • Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë do të vijojë punën e saj në përmbushjen e të gjitha detyrave funksionale, në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, me adresë Rruga “Nikolla Lena” (përballë shkollës Sabahudin Gabrani), Tiranë.
  • Të gjithë tatimpaguesit që administrohen nga DRT Tiranë, janë të lutur që për çdo komunikim të dorëzojnë kërkesat e tyre në kutinë postare që ndodhet në ambjentet e kësaj drejtorie, vend ku do të menaxhohen dhe do të ofrohen edhe shërbimet e të gjitha drejtorive të DRT Tiranë.

Menjëherë pas konstatimit paraprak të dëmit nga tërmeti i datës 26 nëntor, të gjitha shërbimet për tatimpaguesit janë ofruar pa ndërprerje në sportelet e shërbimit, në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesit, Tiranë dhe do të vijojnë aty deri në një njoftim të dytë.

tatimet

Administrata Tatimore falenderon tatimpaguesit për mirëkuptimin në këtë situatë të krijuar, duke ju siguruar se po bën çdo përpjekje të mundshme, për të adresuar një zgjidhje të qëndrueshme, në ofrimin e shërbimit në kushte optimale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura