Demarkacioni/ Berisha: Ky votim shënon një arritje përcaktuese për liberalizimin e vizave

Mar 21, 2018 | 21:45
SHPËRNDAJE

Pas votimit të demarkacionit në Kosovë ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas Berishës ratifikimi i kësaj marrëveshjeje shënon një arritje përcaktuese për liberalizimin e merituar të vizave me Bashkimin Evropian.

berisha

Reagimi i plotë

Te dashur miq, sot Kuvendi i Kosoves, pas debatesh dhe perballjesh te forta gjate ketyre viteve te fundit, ratifikoi me 80 vota pro marreveshjen e percaktimit te kufirit midis Republikes se Kosoves dhe Republikes se Malit te Zi.

Per ratifikimin e marreveshjes votuan deputetet e mazhorances si dha ata te LDK ne opozite.

Duke pershendetur kete akt, shtoj se Kosova me ratifikimin e kesaj marreveshje shenon nje arritje percaktuese per liberalizimin e merituar te vizave me Bashkimin Europian por dhe per konsolidimin e marredhenieve te fqinjesise se mire me Malin e Zi dhe te Pavaresise saj! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura