Demalia: Kur jemi kaq aristokratë e intelektualë, si nuk ndërtuam dot shtet funksional? ‘Ulni kryet o shqiptarë, se u bëmë gazi botës’

Aug 24, 2018 | 14:59
SHPËRNDAJE

Analisti Ilir Demalia, me nje shprehje te Konices, i ben thirrje shqiptareve te ndertojne shtetin e tyre e te mos hiqen ndryshe nga c’jane ne te vertete.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Demalia shkruan: “Po një pyetje a nuk ja bëjmë vetes: kur jemi kaq të mëdhenj dhe kaq aristokratë, fisnikë, intelektualë, artistë, me gjak blu e gjak…. si spjegohet që nuk ndërtuam dot shtet funksional gjatë historisë sonë shtetërore? Si nuk kemi funksionuar si demokraci përpos se, autoritarizëm, totalitarizëm, diktaturë, anarki, apo rrumpallë?”

POSTIMI I PLOTE

O sa mirë me qenë shqiptar! O-JE – O-JE!

demalia

Sot çfarë nuk po dëgjojmë: familje fisnikësh, pa ditur kuptimin e fjalës fisnik. Aristokratësh, pa ditur kuptimin e fjalës aristokrat. Intelektualësh, për këtë më mirë mos e ngasim fare se të dalin zorrët e barkut. Për të vazhduar, me artistë të mëdhenj, shkrimtarë me famë botërore, grupime me gjak blu, te kuq, pink… familje të mëdha, me qylaf me brekushe, me takia turke shtet formuese…. e mund të vazhdosh pa fund

Po mirë, pyes veten, masa normaliteti nuk kemi ne?

Po një pyetje a nuk ja bëjmë vetes: kur jemi kaq të mëdhenj dhe kaq aristokratë, fisnikë, intelektualë, artistë, me gjak blu e gjak…. si spjegohet që nuk ndërtuam dot shtet funksional gjatë historisë sonë shtetërore?

Si nuk kemi funksionuar si demokraci përpos se, autoritarizëm, totalitarizëm, diktaturë, anarki, apo rrumpallë?

Si ka mundësi që nuk kemi ndëtuar shtet të së drejtës por vetëm shtet “Lala Kros, Lala Qeros, vetë shkruan e vetë vulos!”?

Si ka mundësi që jemi vendi me ekonominë më të varfër në atë që quhet Europë?

Si ka mundësi që kemi denatyralizuar natyrën dhe trashëgiminë historike duke e fshirë, retushuar e zhgarravitur sipas Lalës Kros të radhës?

Si ka mundësi, që bregdetin e kemi kthyer në shkarkim të kanaleve të ujrave të zeza dhe plehrat janë si kodra në mes plazheve?

Si kamundësi që pushtetarët tanë ngrejnë vetëm rrotat e tyre?

Si ka mundësi që ne që kemi gjithë këta fisnikë, intelektualë, aristokratë, artistë me përmasa jo vetëm ballkanike por dhe botërore, që “çudisim” botën, kur në fakt, jemi çudia vetë dhe, lejojmë këte gjëndje dhe fryhemi si gjeli majë plehut se jemi më të mirët, duke valvitur falmurin e duke thirrë: O sa mirë me qenë shqiptar?

A do të ishte më mirë të ulim flamurët e të heshtim për një kohë thirrjet, O sa mirë me qenë shqiptar?!

A nuk do të ishte më mirë të ulemi me bythë në tokë e të ndërtojmë shtetin, të vendosim drejtësinë, të pastrojmë plehun si politik dhe plehun në rrugë e.t.c, e pastaj, ngremë flamurët e brohorasim gjithë një zë: O sa mirë me qenë shqiptarë, O-je- O-je!

Se ndryshe siç shkruante Konica, ” Disa na tallin, disa qeshen me ne, e disa na përbuzin… po ulni kryet o shqiptarë e shtrojuni punëve e bëni shtetin se u bëmë gazi botës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura