“Dëm i pariparueshëm për shëndetin”- Deputeti i zgjedhur i PD mbi situatën në Fier: Me urdhër të Subashit u vihet flaka mbeturinave. Qytetarët të reagojnë!

Jul 28, 2021 | 12:08
SHPËRNDAJE

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Luan Baçi ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Fier nga djegia e plehrave.

Me gjithë paratë e taksapaguesve për tendera me shuma marramendëse mbeturinat vazhdojnë të digjen”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Çdo ditë me urdhër të Subashit u vihet flaka mbeturinave, dhe patjetër që do të faturohen si mbeturina që i konsumoi inceneratori”, vijon ai.

Në fund deputeti i zgjedhur u bën thirrje qytetarëve të reagojnë, duke theksuar se duhet kundërshtuar me forcë sjellja e pushtetarëve të korruptuar.

POSTIMI I PLOTË

Fieri sot!

Tym, bloze, flake, katastrofe mjedisore, dem i pa rikuperueshem per shendetin e qytetareve

Papergjegjshmeri totale, vjedhje, abuzime, krim mjedisor!

Asnje reagim nga institucionet pergjegjese!

Bashkia hesht, Prefektura nuk ekziston, Prokuroria eshte me pushime, KM eshte ne delir!

Ka vite te tera qe te ashtuquajtura fusha e plehrave te ” vija e Ngjales” ne Fier grumbullon dhe djeg mbeturinat qe grumbullohen nga qyteti!

Megjithese akordohen para te shumta te taksapaguesve Fierake, behen tendera me shuma marramendese, ndertohet incineratori i famshem korruptiv, mbeturinat vazhdojne te digjen, per te pastruar vendgrumbullimin dhe pastaj te hedhin te tjera mbeturina!

Ne kontratat e shumta qe behen eshte parashikuar qe incineratori do te pastronte edhe mbeturinat e grumbulluara prej vitesh ne kete vendgrumbullim, por çdo dite ketu me urdher te Subashit u vihet flaka mbeturinave, dhe patjeter qe do te faturohen si mbeturina qe i konsumoi incineratori!

Jane te pangopur ne babezine e tyre, jane hajdute dhe abuzues te pandreqshem, jane te kapur dhe te korruptuar ne palce!

U bej thirrje qytetareve Fierake te reagojne, ne duhet te kundershtojme me force kete lloj sjellje te pushtetareve te korruptuar, kete abuzim te pa shembullt, keto vjedhje marramendese!

Mjafte me!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura