Delinda Disha nuk largohet vetëm nga “Klanifornia”! Aktorja e humorit merr me vete edhe bashkëshortin: Më është bërë sëmundje, s’punoj dot pa Loken

Aug 13, 2022 | 16:49
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Aktorja e njohur Delinda Disha do nisë një aventurë të re, duke ardhur si moderatore. Prej vitesh ajo ka qenë pjesë e emisioneve të humorit si ‘Portokalli’ dhe së fundmi ‘Klanifornia’.

Mirëpo, ajo ka treguar se sezonin e ardhshëm do vijë si moderatore e një emisioni investigativ. Aktorja ka zbuluar së në shtator do moderojë emisionin ‘Xhadat’ krah moderatores Fiori Dardha. Kjo e fundit ka qenë krah Rozana Radit prej vitesh teksa nuk dihet arsyeja se përse Rozana është larguar nga emisioni.

Nëpërmjet një njoftimi në Instagram Delinda la të nënkuptohet që do largohet nga aktrimi përkohësisht, për tu përqëndruar në karrierën e saj si moderatore. Pasi përveç sferës ku do e shohim sezonin e ardhshëm, ka ndryshuar edhe logo duke u larguar nga Klan në MCN.

Ndërsa së fundmi aktorja e humorit ka zbuluar se edhe bashkëshorti i saj do të jetë në të njejtin vend pune si ajo tashmë në një television tjetër.

“Po Eldi s’do të punojë më në Klan apo do punojë në Mcn Tv?”- e ka pyetur së fundmi një ndjekës Delindën, e cila u përgjigj duke shkruar: “Po jemi bashkë në Mcn të dy.”

Një tjetër ndjekës ka pyetur për arsyet pse Delinda ka vendosur të ndryshojë logo, ndërsa ishte kureshtr edhe për raportin e saj me bashkëshortin në ambientet e punës.

Kështu, ndjekësi shkruan: “Pse ike nga Tv Klan? Si është të punosh e të jesh kudo me burrin?”

Delinda ka vendosur të mos e sqarojë arsyen e largimit nga “Klan”, ndërsa për bashkëshortin shkruan se “nuk punon dot pa të.”

“Ika. Është shumë mirë më është bërë sëmundje, pa Loken s’punoj dot.”- shkruan aktorja e humorit.

 

Kujtojm që edhe kur u largua nga “Portokalli”, Delinda mori me vete edhe partnerin e saj, Eldo Dishën. Lajmi u konfirmuar në atë kohë nga vetë Delinda në një postim në “Instagram”. Eldo nuk është aktor por kostumograf bashkëpunoi me ‘Klanifornia’ pikërisht në atë pozicion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura