Delegacioni nga Strasbourgi sot mbërrin në Maqedoni, do të vëzhgojnë zgjedhjet lokale

Oct 12, 2017 | 11:15
SHPËRNDAJE

Belgu Karim Van Overmeire do ta udhëheqë delegacionin e kongresit të Këshillit të Evropës për zgjedhjet lokale, i cili prej sot deri më 16 të këtij muaji do të qëndrojnë në Maqedoni, në misionin vëzhgues për zgjedhjet lokale, ndërsa do të punojë së bashku me OSBE/ODIHR.

zgjedhje maqedoni

Delegacioni nga Strasbourgi ditën e zgjedhjeve do të organizojë gjashtë ekipe për të vëzhguar procedurën e votimit dhe numërimit të votave në gjithë vendin.Përfundimet për ditën e zgjedhjeve, anëtarët e delegacionit do t’i prezantojnë në konferencë për shtyp më 16 tetor, ndërsa për vlerësim të procesit zgjedhor do të përgatitet edhe raport, i cili do të rishikohet në seancën plenare të 34 në kongresin e zgjedhjeve lokale në Këshillin e Evropës.

Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura