Delawie: Kosova ka shënuar progres kundër korrupsionit

Feb 22, 2018 | 17:11
SHPËRNDAJE

Kosova ka shënuar përmirësim në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017.

Sipas “Transparency International”, e cila ka publikuar mbrëmjen e së mërkurës raportin, Shqipëria është përkeqësuar.

auto_auto_auto_Greg_Delawie151396949415140375131519295122

Në vitin e kaluar Shqipëria renditej në vendin e 91 nga 180 vende, me 38 pikë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë, ndërsa ndan të njëjtin pozicion me Bosnje-Hercegovinën sa i përket rajonit të Ballkanit.

Në anën tjetër, Kosova ka shënuar përmirësim, pasi është ngjitur nga vendi i 95-të për vitin 2016 (me 36 pikë), në vendin e 85-të (me 39 pikë).

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur kënaqësi për përparimin që ka bërë Kosova në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se përmirësimet janë vitale për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se është i kënaqur që Kosova ka shënuar progres kundër korrupsionit dhe se qytetarët e saj meritojnë më shumë se vendin e 85-të, në listën e vendeve për korrupsion në botë, sipas Transparency International.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura