Del video/ U plagos gjatë atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, ja si Lulzim Basha denoncoi “Rrumin” një vit më parë

Nov 2, 2019 | 16:44
SHPËRNDAJE

Landi Muharremi, apo siç njihet ndryshe “Rrumi”, i forti i Shijakut, është një ndër tre personat që mbetën të plagosur ditën e djeshme në atentatin kundër prokurorit Arian Ndoja.

Ndërkohë, një vit më parë, në një takim me banorët në Manzë, ka qenë kreu i PD-së, Luzlim Basha, i cili ka denoncuar “Rrumin”, ndërsa tha se ai “bënte kërdinë për zgjedhjet”.

basha-konference

Një vit më parë, Basha tha se ai ka ushtruar presion dhe frikë në zonën e Sukthit për të mbledhur vota për ish-kreun Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet  me kërcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut. Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë.  I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vita e krimit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin.”, ka thënë Basha një vit më parë.

 

Landi Muharremi është një emër i njohur për policinë. Të gjithë e thërrasin me pseudonimin “Rrumi”, ndërsa Policia thotë se ai e ka ndryshuar emrin të paktën dy herë. Fillimisht quhej Pëllumb Muharremi, më pas Landi Muharremi, emër i cili është shënuar shpesh në regjistrat e Policisë së Durrësit, por edhe të Tiranës. Ndërsa së fundmi, 48- vjeçari e kishte ndryshuar sërish emrin dhe në dokumente figuron si Aleksandër Laho.

Muharremi dyshohet edhe si i përfshirë në 2016-ën në rrahjen e një biznesmeni libanez, Fadi Mitri, i cili u masakrua me shkop bejsbolli në rrugën e Rinasit, pranë kryqëzimit të Laknasit në Tiranë, më 10 shtator të vitit 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura