Del video, momenti kur ministri i Macron jep live dorëheqjen: Ndihem “i vetëm”, nuk e di as gruaja

Aug 28, 2018 | 14:34
SHPËRNDAJE

Ministri francez i Mjedisit, Nicolas Hulot, ka njoftuar se po largohet nga qeveria e presidentit Emmanuel Macron, pasi sipas tij nuk ka një premtim të qartë të qeverisë ndaj politikave miqësore me mjedisin.

nicolas

Dorëheqjen ai e njoftoi vetë në një emision të drejtpërdrejtë në radio, në një njoftim që ishte i papritur edhe për Presidentin Macron.

Teksa kerkoi nga qeveria te marre pergjegjesite qe i takon, Hulot tha se ndihej “i vetëm” dhe se vendimi i tij vinte menjëherë, ashtu papritur, madje pa u diskutuar as me bashkëshorten e tij.

“Do të marr…vendimin më të vështirë të jetës sime”, tha ministri në një intervistë France Inter. “Po marr vendimin të heq dorë nga posti im në qeveri”.

Dorëheqja vjen një ditë pasi qeveria njoftoi se ishte zbutur sanksionet në sektorin e gjuetisë. Por ministri tha se donte që dorëheqja e tij të shihej si një këmbanë zgjimi.

“Shpresoj që veprimi im nuk është thjesht një akt dorëheqje, por mobilizimi”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura