Del video/ Momenti kur aktori i famshëm përplaset me makinën, ‘fluturon’ në ajër

Jul 11, 2018 | 8:35
SHPËRNDAJE

Del video e aksidentit te aktorit te njohur George Clooney, i cili perfundoi ne spital, pas nje aksidenti qe pesoi dje teksa ishte ne Sardenjë ne Itali, duke shkuar me motor ne setin e xhirimit per filmin e ri.

Ky është momenti i tmerrshëm kur aktori u perplas me një Mercedes që duket se po ecte në korsinë e gabuar në ishullin italian të Sardenjës rreth orës 7 të mëngjesit të së martës. Ai është hedhur disa metra në ajër kur skuteri i tij u përplas me makinen.

makina

Mediat e huaja raportojne se aktori amerikan, 57 vjeç, thuhet se ishte duke udhetuar me motorin e tij në Costa Corallina, Puntaldia, kur u përplas me një makinë Mercedes të martën në mëngjes, sipas TGR Rai Sardegna.

george

Një fotografi ne vendin e ngjarjes, tregon një xham të thyer te makines, duke lene te kuptohet se George e goditi atë gjatë rrëzimit, por pavarësisht kësaj, gjendja e tij nuk mendohet të jetë serioze.

Ne spital shkoi me urgjence edhe bashkeshortja e tij, Amal. Pas gjithe ekzaminimeve mjeket kane thene se ai e ka marre veten.

3 2 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura