Del video/ Ja si do ndërtohen 7 kulla pas prishjes së Teatrit Kombëtar

Mar 20, 2018 | 12:25
SHPËRNDAJE

Projekti i prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimi i një godinë të re të shoqëruar me disa kulla të larta në pjesën e pasme ka shkaktuar një reagim të ashpër  jo nga artistët por edhe nga mbarë opinion publik.

tearti

Pak ditë më parë kryeministri Rama mblodhi artistët dhe disa sipërmarrës dhe bëri prezantimin e projektit të ri të Teatrit ku sipas tij do të ketë 3 fish të sipërfaqes  më të madhe dhe se aps tij do të ndërtohen 4 kulla.

Por sot ajo që ka qarkulluar në media është një video e publikuar nga shoqëria civile “Nisma Thurje” e cila shpjegon se si do të bëhet tjetërsimi i pronës publike në atë private.

Po ashtu siç shihet edhe nga grafiku nuk do të jenë 4 po 7 kulla të cilat do të ndërtohen aty.

Postimi i plotë në facebook:

 

Ja si po vidhet trualli publik dhe po i jepet përjetësisht një privati, me pretekstin se po na ndihmon të ndërtojmë teatrin.

 

Që ta keni të gjithë të qartë, askush nuk do t’ja dijë për teatrin. Kryetarit të Bashkisë dhe Kryeministrit nuk i intereson fare teatri. Ata e përdorin teatrin dhe krijojnë një debat aty vetëm e vetēm për të mbuluar transferimin gjigand që po i bëjnë tokës publike, tokë që na takon secilit prej nesh, në mënyrë hajdute, një privati. Po na e marrin ne dhe po ja japin një njeriu, mijëra metra katrorë.

 

Kjo është kriminale!

 

Për të bërë stadiumin kombëtar, i desh t’i falnim një pjesë të barabartë toke publike sa stadiumi, ndërtuesit që të bënte një kullë;

Për të bërë Teatrin Kombëtar na duhet t’i falim tokë publike të barabartë me teatrin ndërtuesit që të bëjë kullë;

 

Si funksionoka kështu? Duhet t’i japim ndërtuesve gjysmën e Shqipërisë, që të na ndërtojnë gjysmën tjetēr?

 

Kjo është kriminale!

Shpërndaje për të treguar qē as ti s’bie dakord me këtë krim!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura