Del video/ Ja momenti kur policia ekzekuton terroristët e sulmit në Londër

Jun 8, 2017 | 8:15
SHPËRNDAJE

Publikohet video kur policia ekzekutojnë tre burrat me thikë që bënë sulmin në Londër. Sipas Daily Mail, kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur tre persona sulmojnë një burrë i cili po ecte pranë hyrjes së marketit Borough, ku në sekondat e fundit shfaqet policia me makina, të cilët ndërhyjnë duke i qëlluar me armë.

Në këtë video duket momenti kur forca të shumta të policisë arrijnë në vendin e ngjarjes, ku terroristët po sulmonin me thika kalimtarët, duke ndërhyrë menjëherë duke i qëlluar për vdekje me 50 plumba.

Policia britanike ka publikuar identitetin e tre agresorëve që ndërmorrën sulmin terrorist mbrëmjen e së shtunës në kryeqytetin e Britanisë, Londër.

Njeri ishte Youssef Zaghba, që besohet se është me kombësi italiane, me prejardhje nga Maroku.

Policia ka thënë se Zaghba, 22 vjeçar, që kishte jetuar në lindje të Londrës, nuk ishte “subjekt interesi” për policinë ose agjencinë e brendshme të spiunazhit MI5.

Dy të dyshuarit e tjerë janë, Khuram Butt, 27 vjeç, i lindur në Pakistan, dhe Rachid Radouane, 30 vjeç, që të dy nga lagjja Barking, në lindje të Londrës.

Para se të qëlloheshin nga policia, tre të dyshuarit e drejtuan një kamion drejt këmbësorëve në London Bridge dhe pastaj i sulmuan me thika disa persona të tjerë në Borough Market, që është në afërsi.

Nga ky sulm u vranë shtatë persona dhe 48 të tjerë u plagosën.

Prej këtij numri të të plagosurve, 36 ende mbeten në spital, ndërsa 18 prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura