Del vendimi, aktivistët e LGBT kanë leje nga qeveria për takimet e tyre me gjimnazistët e Tiranës

Mar 23, 2018 | 15:16
SHPËRNDAJE

Pas fotove të publikuara nga aktivistë të LGBT-ve për fushatën sensibilizuese nëpër shkollat e mesme të Tiranës, në rrjetet sociale kanë shpërthyer reagime të shumta.

Në numër i madh qytetarësh por edhe politikanësh kanë reaguar negativisht për këto aktivitete.

Plani i veprimit 1

Ndërkohë sot, Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Pro LGBT ka publikuar një vendim të Këshillit të Ministrave sipas të cilit ata kanë leje që të zhvillojnë fushatat e tyre në ambientet e shkollave.

“Çfarë na shqetëson në këtë histori është fakti se si Ministria e Arsimit refuzon të marrë anën e saj dhe përpiqet me çdo kusht të tërhiqet nga debati, ndonëse është në fakt institucioni kryesor për zbatimin e Planit Kombëtar të Masave për luftën ndaj diskriminimit të LGBT sanksionuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 390, datë 25.5.2016. i kujtojmë Ministrisë së Arsimit se ne nuk hyjmë as natën e as vjedhurazi nëpër shkolla, por këto takime zhvillohen në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Shqipëri, strategji e miratuar nga qeveria shqiptare në qershor 2016. Qëndrimet mohuese të MAS në këtë rast tregojnë edhe njëherë se qeveria ka dështuar të përmbushë angazhimet që vetë ka ndërmarrë që prej dy vitesh”, thuhet në deklaratën e këtyre shoqatave.

Plani i veprimit 2

Ato i përgjigjen edhe disa politikanëve që janë pozicionuar dje dhe sot kundër këtyre aktiviteteve.

“Nuk është hera e parë që politikanë si Z. Ylli Manjani, ish-Ministër i Drejtësisë që duhet të ketë njohuri mbi të gjitha konventat e ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, përfshirë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, dalin hapur kundër të drejtave LGBT. Nuk është as për Tritan Shehun hera e parë kjo. Ai dikur, në kohën e organizatave rinore të partisë kishte kauzë sulmin ndaj kishave dhe xhamive. Sot përdor si kauzë sulmin ndaj të drejtave të njeriut. Në vetvete kauza është e njëjtë, targeti dhe mjetet ndryshojnë. As Znj. Mesila Doda nuk e ka për herë te pare”, thuhet më tej në deklaratë.

Plani i veprimit 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura